Mickoski i drejtohet LSDM-së: Tregoni cili është deputeti i 61-të!

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, për t’i dhënë fund siç thotë ai pushtetit të korru*ptuar LSDM-BDI. Mickoski shton se Qeveria aktuale nuk përfaqëson shumicën e popullit.

“Kjo Qeveri jo kredibile LSDM-BDI e zgjeruar ose e zvogëluar duhet sa më shpejtë të ikë dhe të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse shumica e popullit maqedonas është i frustruar, shumica e popullit maqedonas nuk është e përfaqësuar në Qeveri, sepse shumica e popullit maqedonas në zgjedhjet lokale i dhanë legjitimitetin VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga Qeveria kërkon që të tregojë emrin e deputetit të 61-të të cilin LSDM-ja e paralajmëron tash e sa ditë.

“Kush është emri i deputetit 61 pyesni në LSDM, pyesni në Qeveri dhe në BDI, pyesni kush është ai. Metodat i pamë të gjithë të cilat ngjasojnë me ngjarje të padëshiruara nga Lindja e Afërt”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Zgjedhjet brenda partiake të LSDM-së të thirrura për një ditë me Kongresin e VMRO-DPMNE-së, Mickoski i cilësoi se mungesë të korrektësisë politike. Ndërkohë, Alternativës i bëri thirrje që gjatë negociatave për tu bërë pjesë e shumicës, të ketë parasysh kri*min dhe korru*psionin në të cilin është përfshirë pushteti LSDM-BDI./Alsat.mk

Read Previous

BDI: Zhvillimet brenda LSDM-së nuk duhet të reflektojnë edhe në Qeveri

Read Next

Festa e Flamurit, Edi Rama publikon VIDEO nga Vlora: Me çikat e Kosovës!

%d bloggers like this: