Breaking News :

nothing found
23-09-2023

Mickoski duke aluduar në Gashin: S’jam mbështetës i atyre që politikën e shohin si tregti

Advertisement

-Nëse ka politikanë të tillë që ende përmes politikës shohin një lloj tregtie, atëherë më falni por unë nuk jam mbështetës i tyre, kjo u tha mes tjerash në komentin e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në lidhje me përfshirjen e mundshme të Alternativës në Qeveri, përcjell TV21. Mickoski thotë se LSDM-ja në krye me Zoran Zaev nuk mund të sigurojnë ardhmëri për vendin. “Ai është kryetar i partisë politike që ka strukturat e veta, ka udhëheqësi, bashkëpunues dhe supozoj që do të merr vendim që do të jetë më e mira për anëtarët e kësaj partie, për qytetarët e Maqedonisë, por edhe për ardhmërinë e Maqedonisë, nëse ai mendon që ardhmëria është Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe Zoran Zaev, atëherë më vjen keq, por ne kemi qëndrime të ndryshëm në këtë çështje”, tha mes tjerash Mickoski./TV21/

Advertisement

Read Previous

‘Hiç mos fol dil jashtë’, përplasje mes Blerta Deliu dhe Albulena Haxhiut në seancë

Read Next

36-vjeçari shmang traditën, e merr mbiemrin e gruas