Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë dhe njëri nga liderët e VLEN ka njoftuar se ka realizuar takim me Lulzim Bashën, transmeton TV21.
Siç njofton Mexhiti, në takim Basha e ka uruar Mexhitin për detyrën e re dhe se është diskutuar për stabilitetin e vendit e rajonit dhe për integrimin në Bashkimin Europian.
“Ishte kënaqësi të zhvilloj një takim vëllazëror me Lulzim Bashën, një politikan me vizion dhe përkushtim.
Biseda ishte e këndshme, por edhe politikisht e mirëseardhur. Më uroi për detyrën time dhe sukseset e para në qeverisjen e drejtë, që e kemi nisur mirë e mbarë. VLEN-i sot është strumbullari i politikës patriote e të ndershme.
Gjatë bisedës, diskutuam politikën e brendshme, zhvillimet e fundit dhe sfidat rajonale, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe përparimit drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Z. Basha nënvizoi rolin vendimtar të bashkëpunimit dhe dialogut për përballimin e këtyre sfidave dhe nevojën për një angazhim të përbashkët për një të ardhme më të mirë për vendet tona.
Mirëseerdhe në Shkup, z. Basha!”, shkroi Mexhiti.