Mexhiti: Njëjtë do të veprohet ndaj shkelësve të flamurit shtetëror dhe flamurit shqiptar! Kemi kërkuar masë disiplinore edhe për policin nga Kumanova

Estimated read time 2 min read

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti thotë ashtu siç është vepruar ndaj atyre që kanë shkelur flamurin shtetëror, njejtë do të veprohet ndaj atyre që kanë shkelur flamurin shqiptar, përcjell TV21. Mexhiti tha se gjithashtu kanë kërkuar masë disciplinore edhe për policin nga Kumanova, i cili largoi flamurin shqiptar nga një shtyllë.

“Asnjëri nuk do të merret në pyetje apo të përgjigjet për festimin apo ngritjen e flamurit kombëtar apo flamujve të tjerë, por do të kenë përgjegjësi gjithë ata të cilët kanë shkelur qoftë flamurin shtetëror, qoftë flamurin kombëtar. Ashtu siç është vepruar ndaj atyre që e kanë shkelur flamurin shtetëror, njëjtë pra në Prilep veprohet edhe me ata që e kanë shkelur flamurin kombëtar shqiptar dhe po ashtu këtu kemi kërkuar që të ngritet masë disiplinore dhe të merren masa për përgjegjësi edhe për policin në Kumanovë, Darko, nuk di si e pati mbiemrin, i cili në vend se të mbajë rendin, është futur në diçka që nuk është në kompetenca të tij”, tha Mexhiti, i cili ftoi popullatën për qetësi./tv21.tv

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like