Mexhiti: Grupi punues po punon për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë

Estimated read time 2 min read

Zëvendës kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti në një emision të ORA 24 është shprehur për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve, që sipas tij është kategori kushtetuese.

“Kemi formu grup punues nga ekspertësh dhe përfaqësues të partive politike në qeveri. Aty bëj pjesë edhe unë dhe Arben Fetai si zëvendëskryeministër. Kemi pas disa takime, ka propozime prej palës tjetër, i analizojmë dhe mendojmë se së shpejti do të vijmë deri te zgjidhja që do jetë ta ruan këtë kategori kushtetuese, dhe mos ti mundëson sërish gjykata kushtetuese ta hudhë nesër apo pasnesër këtë ligj të posaçëm”, ka deklaruar Mexhiti.

Për momentin siç garantoi Mexhiti do të vlen marrëveshja politike që gjatë punësimeve të ruhet përfaqësimi etnik i qytetarëve.

Mexhiti ka njoftuar se me datë 18 nëntor do të mbahet mbledhje e përbashkët e qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës në Prishtinë.

“Më 18 nëntor do të ketë mbledhje të përbashkët të qeverisë së Maqedonisë së Veriut me atë të Kosovës në Prishtinë, ku do të ketë disa tema. Tema e parë do të jetë One Stop Shop në kufirin Bllacë dhe Jazhincë që do ta lehtëson dukshëm komunikacionin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave në këta pika kufitare më të frekuentuara në Maqedoninë e Veriut. Është shteti me të cilin kemi suficit, është Maqedonia ajo që ka interes të thellojë bashkëpunimin me Kosovën. Tema e dytë do të jetë bashkëpunimi energjetik ndërmjet dy vendeve. Temë tjetër do të jetë rruga Tetovë-Prizren, një aks që do të lehtësojë dukshëm komunikacionin në këtë drejtim”, deklaroi Mexhiti.

Advertisement

The post Mexhiti: Grupi punues po punon për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë appeared first on Alsat.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours