Meta: Shqipëria mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë shtetin e Kosovës në të gjitha aspektet, përfshirë edhe sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

Ai pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në Tiranë, tha kanë biseduar për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet dy vendeve dhe lehtësimin e bashkëpunimit.

 

 

 

“Unë e sigurova presidenten Osmani se do të vazhdojmë të mbështesim me gjitha energjitë tona, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës sepse jemi të bindur jo vetëm në legjitimitetin e saj të plotë ndërkombëtar, por edhe në faktin se një Kosovë me integritet të plotë territorial para anëtarëve të OKB i shërben sigurisë dhe zhvillimit të rajonit dhe njëkohësisht i gjithë vendeve tona”, tha presidenti Meta.

Advertisement

 

 

 

 

Për më tepër, kreu i shtetit shqiptar ka bërë të ditur se në takimin e sotëm u vlerësuan edhe mundësitë për konkretizimin e partneritetit strategjik Kosovë-Shqipëri sa i përket standardeve të demokracisë dhe integrimit evropian, duke shprehur nevojën e thellimit të marrëdhënieve të mira ndërshtetërore./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like