Merret në pyetje shqiptar nga Kondova, pasi bëri shaka me kryeministrin

Adil Bakiu një i ri shqiptar nga Kondova e Shkupit, që vendosi të bëjë shaka duke e blerë domainin vaksajns.mk është marrë në pyetje në Policinë e Karposhit. Qëllimi i blerjes së domainit nga Bakiu ka qënë sa për të bërë satirë me mënyrën se si Zoran Zaev e shqiptonte në gjuhën angleze fjalën “vaccines” (vaksina). Por kjo siç duket nuk i ka pëlqyer kryeministrit dhe strukturave të shtetit, të cilët pa kaluar as një ditë e plotë, e kanë ftuar Adil Bakiun në polici dhe e kanë marrë në pyetje.

Advertisement

Rastin e ka bërë të ditur vetë Bakiu në rrjetin social facebook.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like