










Po kthente fëmijët nga shkolla,merr flakë autobusi me nxënës në Divjakë
Po kthente fëmijët nga shkolla,merr flakë autobusi me nxënës në Divjakë
Publikuar 12:50 15 Dhjetor, 2021
Autobusi i nxënësve në fshatin Kryekuq të Divjakës ka marrë flakë pasditen e djeshme. News33 mëson se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, autobusi ka qenë duke transportuar fëmijët nga shkolla për në shtëpi.





Sipas burimeve, pasditen e djeshme rreth orës 16.30-17.00 teksa autobusi ishte në ecje në fshatin Kryekuq, ka marrë flakë dhe të gjithë fëmijët ndodheshin brenda. Fatmirësisht, ata kanë mundur të dalin me shpejtësi jashtë, ndërkohë që mjeti është shkrumbuar.





Dëshmitarët dhe prindërit i kanë thënë newsbomb.al se mjeti me të cilin fëmijët e tyre shkonin në shkollë ishte në gjendje të mjerueshme, aq sa ka marrë flakë në ecje pas jo më shumë se 5 km nga vendi ku ishte nisur.
Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia për ngjarjen.