Merkel në favor të një bllokimi të shkurtër mbarëkombëtar

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është në favor të një bllokimi të shkurtër dh e në të gjithë vendin për të frenuar rritjen eksponenciale të infeksioneve, thanë burime nga Demokristianët (CDU).
“Kjo ka të bëjë me një urë drejt më shumë normalitetit. Ura duhet të jetë e shkurtër”, tha Merkel, e cituar nga burimet.
E ashtuquajtura shkallë e incidencës së infeksioneve për 100 000 banorë në shtatë ditë u rrit në 129,2 nga 127 një javë më parë, sipas Institutit Robert Koch (RKI) për Kontrollin e Sëmundjes.
Kreu i RKI, Lothar Wieler, e quajti situatën epidemike në Gjermani “shumë, shumë serioze”./ATSH

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like