Merkel e vendosur për kufizime kundër COVID-19, pavarësisht ankesave

Angela Merkel foli sot për një shtrirje të kufizimeve të vendosura në Gjermani përballë pandemisë, pavarësisht jopopullaritetit të tyre në rritje, gjë që e vendos kancelaren në një situatë të pakëndshme politike disa muaj para zgjedhjeve.

“Ne nuk fitojmë gjë nga një dalje e parakohshme nga bllokimi i pjesshëm në të cilën Gjermania ka qenë që nga fundi i vitit të kaluar”, tha Merkel në një takim me deputetët.

“Heqja e kufizimeve tani do të na rrezikonte me rifillimin shumë shpejt të rritjes së numrit të infektimeve”, shtoi ajo, duke kërkuar një zgjatje, të paktën deri në fund të muajit.

Advertisement

Aktualisht, masat priten të zgjasin deri më 14 shkurt.

Deklaratat e kancelares Merkel vijnë në prag të një takimi të planifikuar për këtë temë midis qeverisë së saj dhe rajoneve gjermane, që zhvillohet në një kontekst të rëndë politik.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like