Mendoi se shpëtoi, në Angli shfaqet varianti indian i koronavirusit

Me ritmin rekord të vaksinimeve dhe uljen e ndjeshme të rasteve të reja, britanikët menduan se mund të merrnin frymë lirisht.

Masat kufizuese janë zbutur së fundi dhe shumë prej tyre, nisën të planifikonin pushimet jashtë kufijve.

Por duket është ende shpejt për të pretenduar kthimin në normalitet. Një variant i ri i koronavirusit, ai indian, është diktuar këto ditët e fundit në vend e rastet duket se sa vjen e po shtohen. Bëhet fjalë për mutacionin Indian, të pagëzuar B.1.617. Mbi 77 infektime me këtë variant u regjistruan në Mbretërinë e Bashkuar brenda javës.

Ai duket po prevalon mbi të tjerët, dhe ekspertët kanë nisur ta shohin me shqetësim. Pjesa më e madhe e Evropës është detyruar të rikthejë masat kufizuese mes një vale të tretë vdekjeprurëse të koronavirusit. Megjithatë, në Britani, restorantet, dyqanet dhe shërbimet e tjera u rihapën të hënën ndërsa qeveria theksoi se programi i saj i vaksinimit ka ulur numrin e infeksioneve.

Advertisement

Varianti B.1.617, i zbuluar për herë të parë në Indi, është gjendur që prej atëherë në disa vende, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën dhe Italinë.

Top Channel

Advertisement
Advertisement

You May Also Like