Mehemti: Kemi rrezikuar jetën për t’u treguar të tjerëve se çfarë ndodh në spitalet COVID

Fotoreporterja Arbnora Memeti, e cila për 12 orë ka qenë me një ambulancë të Ndihmës së Shpejtë, tregoi nëpërmjet fotografive për emisionin “Programi 200” në Alsat, atë se çfarë ndodh në të vërtet në spitalet COVID në vendin tonë. Ajo tha se është e papranueshme që ne si gazetarë dhe fotoreporterë të rrezikojmë jetën tonë për t’u mbushur mendjen të tjerëve se virusi ekziston vërtet dhe se vuajtja në ato spitale është shumë e madhe.

“Kemi qenë në spitale për të raportuar, kam qenë e para që kam hyrë në një spital COVID të raportoj, megjithatë edhe pse kemi hyrë shumë vonë mendoj se kemi arritur të krijojmë një lloj impakti te njerëzit , sepse gjithë kohës flitej se spitalet janë të zbrazura, nuk ka pacient, etj. Këta persona nuk e kuptojnë se ne kemi rrezikuar veten, duke hyrë atje, që ata vetël të shohin diçka dhe t’u mbushet mendja. Patjetër duhet të sakrifikohet dikush se çka me të vërtetë po ndodh atje brenda”, tha Mehmeti./News33/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like