









Franca tashmë është eleminuar nga Kampionati Evropian 2020, por më shumë se 240,000 tifozë thuhet se kanë nënshkruar një peticion për të detyruar UEFA të përsërisë ndeshjen e tyre me eliminimin në Raundin e 16 kundër Zvicrës.
Portierët duhet të mbajnë të paktën njërën këmbë në vijën e portës kur përballen me një penallti, por tifozët francezë janë ankuar që Yann Sommer nuk e respektoi rregullin gjatë goditjes të Kylian Mbappe, i cili arriti që ta pres goditjen për të vulosur kualifikimin për herë të parë në çerekfinale.





Siç raportohet nga media të ndryshme si RTL Sport, më shumë se 240,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion që loja të rishfaqet përmes faqes Les Lignes Bougent, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv
Pavarësisht se Franca kryesoi 3-1, Zvicra e riktheu lojën dhe barazoi për të dërguar ndeshjen në kohën shtesë dhe më pas në penallti, ku Mbappe e humbi penalltin përball portierit Yann Sommer.
UEFA nuk duket se është e gatshme të bie dakord për përsëritjen e lojës, pasi ata janë të sigurt se gjyqtari dhe zyrtarët e VAR morën vendimin e duhur.
