Breaking News :

nothing found
19-08-2022

McGregor: “E mund me 5 raunde Khabibin, Vë bast gjithë pasurinë time!”

Advertisement

Khabib Nurmagomedov mundi Gaethje në ndeshjen e fundit dhe vendosi t’i japë fund karrierës së tij në MMA si i pamposhtur, por gjatë javëve të fundit po diskutohet rikthimi i tij në një ndeshje të madhe ndaj një kundërshtari të përmasave të mëdha.

Diskutohet një ndeshje me Konor McGregor, teksa kjo dyshe janë ndeshur edhe më parë dhe Khabib e ka fituar me “knock-out”, duke e mbërthyer në qafë irlandezin, deri në dorëzim.

Konor e kërkon një “rematch”, ashtu si njerëzit pranë tij. Së fundmi në lidhje me këtë ndeshje të mundshme për tu zhvilluar foli shoku i ngushtë i McGregor,  Dillon Danis. Ai shprehet se do të vinte bast me gjithë pasurinë e tij për McGregor nëse kjo ndeshje zhvillohet.

“Shpresoj të ndeshen sërish. Ideja është, por nuk mund të them se është afër, nuk mund ta bëj. Nëse Konor është me këtë mendje, them se kjo ndeshje nuk do ndodhë në një të ardhme të afërt. Më besoni! Unë i di aftësitë e McGregor dhe ju them se ndeshja e dytë me Khabib dhe tij nuk do të ishte aspak e ngushtë. Khabib është luftëtar një-dimensional, Konor do e mundë brenda pesë raundeve. Shikoni ndeshjen e fundit të McGregor sa mirë bëri. Me motivimin dhe mentalitetin e duhur, kjo ndeshje as nuk mbyllet. Unë do të vija bas për shpirtin tim dhe gjithçka kam në zotërim se ai do e mundte Khabib në ndeshjen e dytë”, – u shpreh Danis.  (abcnews.al)

Advertisement

Read Previous

Kolona të gjata për në Kodrën e Diellit, në hotele nuk ka as edhe një shtrat të lirë

Read Next

A do t’i bashkohet Vjosa Osmanit në parti? Flet Bekim Jashari