• 20-04-2021

Mbyllet një restorant në Tetovë, shkeli masat anti kovid

Gjatë ditës së djeshme (28.12.2020) në ora 23:45 policia ka kryer kontroll në një objekt në rrugën rajonale tetove-Zhelinë dhe ka konstatuar se objekti punon në kundërshtim me masat për ballafaqim me koronavirusin. Gjatë kontrollit në objekt janë hasur 94 persona prej të cilëve 73 mysafirë. Ndërkohë janë hasur edhe 17 shtetase të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Moldavisë, njofton nmk-post.

 

Gjatë kontrollit gjithashtu është gjetur dhe konfiskuar edhe marijuhanë dhe metadon, me çrrastë janë privuar nga liria 2 persona, ndaj të cilëve po përgatitet padi adekuate. Janë ndaluar edhe 17 persona të tjerë si dhe pronari i lokalit. Lokali në fjalë është mbyllur nga ana e Inspektoratit shtetëror të tregut në kohëzgjatje prej 30 ditëve./Nmk-post/

 

Read Previous

Ambasada ruse ofroi vaksinën Sputnik-V Rama: Provokim qesharak, mendova se ishte meme!

Read Next

Spasovski: Kemi krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe të punësuarit në MPB

%d bloggers like this: