Breaking News :

nothing found
21-09-2023

Mbyllet grupi i VV-së “Me Kryeministrin” me 350 mijë profile

Advertisement

Grupi famoz “Me Kryeministrin” që kishte pasur ndikim të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e 14 shkurtit përmes sjelljeve joautentike të përdoruesve raportohet të jetë mbyllur.
Në këtë grup që kishte pasur mbi 350 mijë profile në Facebook, të rreme por edhe autentike, kanë postuar në mënyrë të pareshtur shumë e shumë militantë të Vetëvendosjes.

Por, përveç tyre, në këtë grup që e kishte të ndaluar postimin për secilin, kanë komentuar edhe deputetë të partisë së Albin Kurtit, si Mefail Bajqinovci, Dimal Basha, Fitore Pacolli e të tjerë.
Madje, pas tërheqjes së aq shumë popullaritetit nga faqja, ishin hapur edhe portale të ndryshme nga militantët e Vetëvendosjes që shfrytëzonin një gjë të tillë për përfitime financiare, përcjell Periskopi.

Advertisement

Read Previous

Qeveria propozon vazhdimin e gjendjes së krizës, ja edhe për sa muaj

Read Next

Kriza me lirën shihet si mundësi e opozitës për të sfiduar Erdoganin