Mbyllen dy objekte në Gostivar, shkelën masat antiKovid

Mbrëmë (20.12.2020) në rrugën Ilindenska në Gostivar policia ka arrestuar L.N. 50 vjeçar nga Gostivari pronar i një objekti hotelierik i cili ka punuar edhe pas orës 18:00 dhe në të janë hasur më shumë persona, duke shkelur kështu masat antiKovid.

Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

Advertisement

Objekti është mbyllur nga Inspektorati shtetëror i tregut. Mbrëmë gjithashtu është mbyllur edhe një objekt tjetër hotelierik që ka shkelur masat antiKovid. Me këtë rast është ndaluar XH.V. 62 vjeç, pronar i lokalit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like