Mbrëmë si kapiten ka drejtuar skuadrën kundër Juventusit, ndërsa sot po pastron mbeturinat nga rruga.
Cristiano Biraghi ishte dje kapiten i Fiorentinës në ndeshjen e fundit të xhiros së 11-të të kampionatit italian të futbollit.
Skuadra e tij u mposht në shtëpi nga Juventusi me rezultat 1:0, ndërsa golin vendimtar e shënoi Fabio Miretti në minutën e 10-të të ndeshjes.
Mëngjesin pas disfatës, Biragi vendosi të ndihmojë bashkëqytetarët e tij që prej disa kohësh po përballen me përmbytjet dhe dëmet e tyre. Kapiteni veshi çizmet e gomës dhe doli në rrugë për të ndihmuar në pastrimin e plehrave të sjellë nga përmbytjet.
Për kujtesë, më shumë se 36,000 njerëz u zhvendosën nga përmbytjet në rajonin Emilia-Romagna, të cilat vranë 14 njerëz dhe shkaktuan qindra rrëshqitje dheu dhe dëme të mëdha. Shumë familje janë ende pa energji elektrike. Të mbjellat u dëmtuan rëndë në rajon, i cili njihet si një zonë e pasur bujqësore dhe turistike
