
epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI










Aktive janë 8.415 raste me koronavirus në vendin tonë, shumica prej tyre, 3797 janë në Shkup. Në Manastir janë 635 raste aktive, në Prilep 401, në Kumanovë 379, në Kavadar 363, në Veles 358, në Shtip 264…
Sipas të dhënave të publikuara mbrëmë nga Instituti për Shëndet Publik për 24 orë të kaluara, gjatë 3.296 testeve të bëra janë regjistruar 469 raste të reja me Kovid-19, kanë vdekur 13, ndërsa janë shëruar 375 pacientë.





Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje deklaroi se për momentin nuk do të ketë rekomandime për masa të reja.
“Absolutisht konsiderojmë se këto janë plotësisht të mjaftueshme me atë që duhet të respektohen, tha Filipçe.
Filipçe, gjithashtu potencoi se është zvogëluar përqindja e njerëzve të cilët janë hospitalizuar nga numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve të rinj, krahasuar me valët paraprake kur kjo përqindje ishte rreth dhjetë, ndërsa tani është diku mes pesë dhe gjashtë për qind.





Për të vaksinuar konsiderohen personat të cilët janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar së paku 14 ditë nga marrja e dozës së dytë.
Analiza, gjithashtu tregon se vdekshmëria te të pavaksinuarit në mënyrë drastike është më e madhe.
Nga Ministria theksojnë se çdo vaksinë që e kanë në dispozicion është e sigurt dhe apelojnë te qytetarët të vaksinohen, që do të arrihet në imunitet kolektiv dhe do të parandalohet përhapja e mutacioneve të SarsCoV2.





Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39 për qind e gjithë popullsisë në vend është vaksinuar, ndërsa 37 për qind e popullsisë në shtet ka marrë dy doza vaksinë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Kovid-19 në shtet nga fillimi i pandemisë arrin 208 467, i pacientëve të shëruar është 192.745 , ndërsa i të vdekurve është 7.307.