Mbi 76 milionë raste me Covid-19 në mbarë botën

Numri i rasteve me coronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 76 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 76 013 851 raste me COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën, raporton ATSh.

Advertisement

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 17 888 353 raste deri më tani, e cila pasohet nga India (10 004 825), Brazili (7 163 912), Rusia (2 791 220), Franca (2 442 990), Turqia (1 982 090), Britania e Madhe (1 977 167), Italia (1 921 778), Spanja (1 817 448), Argjentina (1 531 374), Kolumbia (1 482 072), Gjermania (1 469 991), Meksika (1 301 546), Polonia (1 182 864) dhe Irani (1 145 651).

Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1 681 255 persona ndërsa 53 282 158 janë shëruar duke mposhtur virusin.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like