Mbi 45,000 maqedonas që kanë pasaporta bullgare janë regjistruar që jetojnë në të njëjtën adresë në Sofje, njoftoi “Deutsche Welle” në gjuhën maqedonase, duke cituar agjencinë bullgare të lajmeve “BGNES”.
Ajo zbuloi se lista e votuesve në Sredets, rajoni më i populluar në Bullgari, ka 1.000 faqe me 45.752 shtetas bullgarë të regjistruar të cilët nuk janë nga Bullgaria, shumica e të cilëve janë maqedonas.
Të gjithë “të huajt” kanë adresë qëndrimi në Rrugën 6 Lege, ku ndodhet qeveria lokale e rajonit Sredec.
“Sipas ligjit, të gjithë personat që kanë marrë nënshtetësinë bullgare dhe jetojnë jashtë marrin adresë qëndrimi të përhershme në ndërtesën e administratës së rrethit”, tha Kryetari i Bashkisë së Sredets Trajço Trajkov.
Ai shton se në periudhën e kaluar numri i “qiramarrësve” arriti në 82.000.
“Shpesh shoh njerëz që vijnë për disa shërbime administrative, por fletët e votimit, si gjithmonë, do të mbeten të papërdorura. Shumica e njerëzve në listë kanë mbiemra maqedonas, të cilët morën shtetësinë bullgare në bazë të origjinës së provuar bullgare”, tha Trajkov.