Mbi 150 mijë aplikime, deri tani 26 mijë të vaksinuar në Maqedoni

Vaksinë kundër Kovid-19 deri më tani kanë marrë 26.014 qytetarë, qëndron në platformën onlajn kovid19vakcinacija.mk, ku qytetarët mund të informohen për vaksinat, procesin dhe fazat e vaksinimit. Në ueb faqen vakcinacija.mk për vaksinim kanë aplikuar 154.248 qytetarë. Krahasuar numrin e aplikimeve me numrin e të vaksinuarve, del se imunizimi masiv do të pret edhe shumë kohë. Megjithëse ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gati për çdo ditë deklaron se vaksinimi në vend po shkon mirë, numrat flasin diçka tjetër. Të hënën, rreth 25.000 qytetarë janë vaksinuar në sallën “Boris Trajkovski”, ndërsa përfundoi edhe vaksinimi i punonjësve në “infrastrukturën kritike” të paraparë sipas planit kombëtar.

“Nga e mërkura, pjesa e mbetur nga 20.000 vaksina të ‘Sputnik’ do të shpërndahet sipas grupmoshave”, tha Filipçe. Ai vuri në dukje se vaksinimi me vaksinat e tjera të Sputnikut do të bëhet në të njëjtën mënyrë si vaksinimi që nga fillimi me vaksinën Astra Zeneka, nëpër pika të vaksinimit. Ministri Filipçe u bëri apel të gjithë qytetarëve që të regjistrohen në faqen e vaksinimit “vakcinacija.mk” në mënyrë që të gjitha të dhënat e qytetarëve të regjistruar të futen në sistemin “Termini im” dhe në këtë mënyrë të rekrutohen. “Përveç këtij sistemi, i cili është gjithashtu i vlefshëm, është edhe përmes raportimit te mjekët e familjes, të cilët kanë detyrimin të anketojnë pacientët e tyre, veçanërisht të moshuarit, të cilët kanë nevojë të shprehin interes për vaksinimin. Pra, nga e mërkura, vaksinimi në të gjithë vendin vazhdon sipas kategorive të moshave, si të arrijnë vaksina, do të plotësohen edhe të dy sistemet”, shtoi Filipçe.

Përparësi kanë qytetarët e moshuar, por vijojnë edhe ata që bëjnë pjesë në pjesën e “infrastrukturës kritike. Siç theksoi ai, të gjithë ata që kanë rrezikun më të lartë dhe që praktikisht marrin pjesë në menaxhimin e krizës që nga fillimi, anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Armatës, stafit të shkollave, respektivisht mësuesve nga klasa e parë deri në të tretën, MPPS në pjesën e kopshteve, kujdestaret dhe edukatoret, më pas gjyqësori, grupi i të punësuarve në Parlament, në shërbimet teknike, dhe pret interesin edhe të kryetarit të Parlamentit për pjesën e vaksinimit të deputetëve. Filipçe ka thënë se në çdo kategori moshe, nga 50 vjet e lart dhe çdo pesë të ardhshëm, numri i pacientëve me sëmundje kronike është i madh, “kështu që tani ne vazhdojmë sipas moshës dhe në përputhje me rrethanat pas mbërritjes së vaksinave, mosha do të ulet”. Sa i përket kohës kur pritet të vaksinohen punëtorët në tregje, por edhe shoferët e taksive, Filipçe tha se ai e kupton absolutisht interesin për vaksinim, por u dërgoi një apel të gjithëve që të jenë të durueshëm. Lidhur me dërgesat e reja të vaksinave, ministri tha se me kërkesë të tij, ka takuar ambasadorin kinez në vend, Xhang Suo, ndërsa është biseduar për dërgesën e vaksinave nga prodhuesi “Sinofarm”, gjegjësisht të përshpejtohet procesi për dërgesën e 200.000 vaksinave, të cilat sipas paralajmërimeve të ambasadës, duhet të vijnë deri në fund të këtij muaji.

Advertisement

Ndërkohë, Lidhja globale për vaksina dhe imunizim (GAVI) ditë më parë kumtoi se Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova përmes sistemit Kovaks në periudhën nga prilli deri në qershor duhet të marrin 100.620 doza të vaksinës Fajzer. “Dërgesa e vaksinave do të realizohet në periudhën nga prilli deri në qershor të këtij viti”, janë shprehur nga GAVI. Në ndërkohë, sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, në 24 orët e fundit janë regjistruar 193 raste të reja me Kovid 19, kanë vdekur 34, ndërsa janë shëruar 1014 pacientë. Gjithsej 1735 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirus mjekohen në repartet infektive në vend nga të cilët 726 në Shkup. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar në vend që nga fillimi i pandemisë është 142034, numri i pacientëve të shëruar është 117794, i të vdekurve është 4262. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend është 19978 prej të cilëve 9324 janë në Shkup. (koha.mk)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like