Mashtrohet tetovari – jep parat për të blejtur një eskavator që nuk ekziston – DETAJET!

Një 28-vjeçar nga nje fshat i Tetovës pardje në orën 12.00 në SPB Tetovë ka raportuar se i është bërë mashtrimi nga një person për shumën prej 1.350 euro.

Sipas raportit, më 25.05.2024 në një rrjet social ai ka rënë dakord me personin që të blejë një makinë pune – ekskavator prej tij, pas së cilës i ka paguar paratë më 10 dhe 11.06.2024.

Siç raportohet, para se të raportonte ngjarjen, ai ka folur me personin i cili i ka thënë se makineria ndodhet në doganën e Tetovës dhe pasi ka shkuar atje është njoftuar se nuk ka asnjë objekt të tillë dhe më pas personi nuk ka qenë më në dispozicion. dhe e kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit./Monitor.mk

Advertisement
Advertisement
Advertisement