MASH reagon për dëftesat me para në shkolla, jo e ligjshme

K ishte raste të izoluara kur janë paguar dëftesat, kurse Inspektorati do të veprojë lidhur me këtë, pas reagimit të Lidhjes së nxënësve të shkollave të mesme. Ministria e Arsimit dhe Shkencës konfirmoi se ka pasur raste të izoluara në disa shkolla ku janë paguar dëftesat, duke shtuar se Inspektorati Shtetëror i Arsimit do të veprojë në mënyrë adekuate. Prej atje shtojnë se shkollat ​​nuk guxojnë të marrin të holla nga prindërit dhe nxënësit për lëshimin e dëftesave, kurse për këtë i kanë informuar para përfundimit të vitit shkollor përmes një shkrese. MASH rikujton se pagesa e dëftesave bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet. Dokumentacionin pedagogjik, gjegjësisht dëftesat shkollat i marrin përmes Byrosë për Zhvillim të Arsimit, kurse secila shkolla merr edhe 5% shtesë në rast se ndodh ndonjë gabim apo diçka e ngjashme./TV21/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like