Martohet aktivistja për të drejtat e njeriut, Malala Yousafzai

Estimated read time 1 min read

Malala Yousafzai njoftoi se është e martuar, duke publikuar fotot mahnitëse në ditën e saj të martesës.

Aktivistja e të drejtave të njeriut dhe arsimit, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ndau lajmin emocionues në rrjetet sociale të martën, ndërsa ndau foto të saj dhe të bashkëshortit të saj Asser Malik.

“Sot shënon një ditë të çmuar në jetën time. Unë dhe Asser u martuam për të qenë partnerë në jetë. Ne festuam një ceremoni të vogël nikkah në shtëpi në Birmingham me familjet tona. Ju lutemi na dërgoni lutjet tuaja. Jemi të ngazëllyer të ecim së bashku për udhëtimin që kemi përpara”, n ka shkruar 24 vjeçarja.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like