Marija Miteva zëdhënëse e re e VMRO-DPMNE-së

Komiteti eksekutiv i VMRO-DPMNE-së, në seancën e fundit e ka emëruar Marija Mitevan si zëdhënëse të kësaj partie, përskaj zëdhënësve aktual Dimçe Arsovski dhe Naum Stoillkovski, informon Zhurnal.
Marija Miteva është magjistër për shkenca juridike.
Në seancë është shqyrtuar dhe situata aktuale ekonomike dhe politike, lidhur me ngjarjet e fundit gjatë pandemisë me çka u shpalosën disa konkluzione nga ana e udhëheqësisë.

“Situata ekonomike në Republikën e Maqedonisë asnjëherë nuk ka qenë më e rëndë. Ekonomia dhe afarizmi po pësojnë në llogari të paaftësisë së Qeverisë e udhëhequr nga LSDM, me çka 60.000 qytetarë ngelën pa punë për vetëm disa muaj, e nga ana tjetër po punësohen ushtarë partiak të LSDM-së dhe po angazhohen në institucione”, thuhet në kumtesën partiake të VMRO-së.
Nga kjo parti edhe më tej konstatojnë se Venko Filipçe dhe Zoran Zaev janë problemi kryesor për humbjen e jetëve të mijëra qytetarëve nga virusi korona.//Zhurnal.mk

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like