• 05-08-2021

“Maradona mund të jetë vrarë”? Ja kush e thotë

Diego Armando Maradona u shua të mërkurën më 25 nëntor duke tronditur mbarë botën. Pas vdekjes së papritur janë hedhur një sërë akuzash në drejtim të stafit mjekësor. Së fundmi mediat e huaja shkruajnë se ikona e futbollit argjentinas nuk pati një vdekje për shkaqe natyrale duke nënkuptuar se ai i vra. Këto deklarata u përforcuan më shumë edhe pas dëshmisë së infermieres së turnit në shtëpinë e yllit e cila gënjeu mbi raportin e 60-vjeçarit.

Raportohet se shefat e shëndetësisë u thanë mjekëve të parë që arritën në shtëpinë e Maradonës: “Thirrni prokurorët dhe policinë. Ne nuk duam një rast tjetër të Garcia Belsunce”. Ata me sa duket i referoheshin vrasjes së pazgjidhur të sociologes argjentinase Maria Marta vdekja e së cilës fillimisht u trajtua si një aksident, kur trupi i saj u gjet në një banjë.

Në Argjentinë kanë nisur hetimet për të konstatuar nëse Diego Maradona u vra apo ai vdiq nga një sulm në zemër siç u raportua. Kujtojmë që Maradona iu nënshtrua një operacioni në tru për të trajtuar mpiksjen e gjakut rreth dy javë para se të vdiste. Ai u nxor nga spitali 8 ditë pas operacionit dhe u dërgua në shtëpinë e tij në Buenos Aires për të vazhduar me procesin e shërimit.

Një spital privat në Argjentinë ishte kontraktuar për t’u kujdesur për Diego Maradona por për fat të keq legjenda e futbollit nuk ja doli.

Read Previous

COVID-19, vizitat shtëpiake të pamundura në Kumanovë

Read Next

Zaev: Tejkaluam telashet, vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje për të ardhmen europiane

%d bloggers like this: