Maqedonia regjistron rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit?

Jozyrtarisht në Maqedoni sot është regjistruar një rast i cili dyshohet së është ai i variantit të ri i koronavirusit, i cili është zbuluar fillimisht në Britani të Madhe, përcjell nmk-post

Akoma nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoni lidhur me rastin në fjalë!

Varianti i ri është zbuluar për herë të parë në shtator.

Në nëntor, rreth një e katërta e rasteve në Londër kanë qenë të këtij varianti; në mes të dhjetorit, afro dy të tretat.

Advertisement

Autoritetet shëndetësore në Britani të Madhe thonë se varianti i ri i koronavirusit është deri në 70% më infektues.

Dhjetëra vende kanë mbyllur kufijtë e tyre për njerëzit që udhëtojnë nga Britania e Madhe./Nmk-post

Advertisement
Advertisement

You May Also Like