• 15-05-2021

Maqedonia e Veriut vazhdon negociatat me Bullgarinë

Bisedimet për tejkalimin e mospajtimeve me Bullgarinë vazhdojnë ditëve në vijim në nivel të grupeve punuese, e udhëhequr nga ministrat për punë të jashtme të dy vendeve, ndërsa identiteti dhe gjuha maqedonase janë vijat e kuqe në negociatat me Bullgarinë, të cilat disa herë ditëve të fundit i ka potencuar kreu shtetëror, ndërsa dje i përsëriti dhe ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Për atë se nuk do të ketë negociata për gjuhën dhe identitetin, e konfirmoi edhe vet kryeministri Zoran Zaev të enjten për BGNES. Ai pohoi se gjuha dhe identiteti nuk janë fare në tavolinën e negociatave. Sipas tij, Bullgaria e pranon gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe më tepër duan të flasin për historinë.

Ndërkaq ministrja Radmilla Shekerinska thotë se dëshiron marrëveshje të kënaqshme për të dyja vendet. Sipas saj, të gjithë në Qeveri janë optimist se do të zgjidhet problemi.

Edhe zv.kryeministri Nikolla Dimitrov pohon se gjuha e identiteti janë rezultat i një procesi historik dhe nuk mund fare të bisedohet për këto tema.

Sipas tij, vendi nuk do të heqë dorë nga e ardhmja evropiane dhe kështu nuk do të lejohet të preket identiteti maqedonas.

Ndryshe për dhjetë ditër duhet të mbahet mbledhja e këshillit të ministrave të BE-së ku përsëri mund të vendoset çështja për mundësi për fillim zyrtar të negociatave me Bashkimin Evropian, pasi Bullgaria në mbledhjen e 17 nëntorit vendosi veto dhe qëndroi në kërkesat e saj për disa kushte në kornizë.

Zoran Zaev ndërkaq deklaroi se nuk ka caktuar takim me kolegun e tij bullgar Bojko Borisov.

Nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar interpelancë ndaj Qeverisë por ende nuk e ka të sigurtë shumicën për rrëzimin e saj. Shekerinska deklaroi se kjo është e drejtë e tyre ndërsa ata si demokratë do të dalin fitimtarë.

Read Previous

Maqedoni, më shumë të vdekur nga zemra sesa nga korona

Read Next

Dënohen 281 shoferë në Shkup

%d bloggers like this: