Maqedonia e Veriut me rrezik mesatar për korrupsion

Maqedonia e Veriut për herë të parë së bashku me 14 vende të Evropës Lindore dhe Qendrore është përfshirë në programin “Indeksi për integritetin e qeverive në sektorin e mbrojtjes” (Government Defence Integrity Index – GDI), të “Transparency International”.

Indeksi jep vlerësim të detajuar të rreziqeve nga korrupsioni në institucionet e mbrojtjes kombëtare me vlerësim në çdo shtet në pesë fushat kyçe: financa, operative, personel, politik dhe blerje publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

RMV është vlerësuar me notën C, si vend me rrezik të moderuar së bashku me Bosnjë e Hercegovinën, Estoninë, Gjeorgjinë, Lituaninë dhe Poloninë.

Advertisement

Vlerësimi në fushat kryesore të rrezikut për korrupsion për RMV-në është: politik – C – 66 pikë, financa – C – 59 pikë, personel – B – 79 pikë, rrezik për punësim – D – 38 pikë dhe rrezik për blerjet publik – B – 68 pikë.

Ndërsa vlerësimi mesatar për rajonin është 48/100, që do të thotë ka rrezik të madh nga korrupsioni./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like