Malësia e Sharrit, banorët druajnë nga dimri

Prej vitesh, rrugët në fshatrat e malësisë së thellë të Sharrit pas reshjeve të borës, bllokohen dhe në mungesë të makinerisë për pastrimin në kohë,  banoren ngujohen nëpër shtëpi. Ata kërkojnë që Komuna e Tetovës të merr masa para kohe që bora mos t’i befasojë në mes të dimrit.

 

“Asgjë nuk presim të përmirësohet, hiç asgjë. Prej komunës asnjëherë nuk kemi pritur diçka, rruga është katastrofë e prishur nuk bëhet asnjëherë. Asnjë dimër nuk janë angazhu si duhet dhe s`do angazhohen edhe këtë herë, nuk besoj”

 “Normal po, presim se çdo rrugë ka qenë me vështirësi, normal presim më mirë të kujdesen me pastrime e me gjitha”

 “Po dimri normal e bën të veten dhe ka ngrica ja. Por thonë se koha do jetë e mirë sivjet e do ia kalojmë disi”

Nga komuna nuk tregojnë se si do të veprojnë këtë dimër me rrugët në malësi, por thonë se nuk do të lejojnë të përsëriten problemet e viteve tjera.

Advertisement

Për sivjet e kemi paraparë të mirëmbahen rrugët në 19 lokalitete. Kemi paraparë malësinë ta trajtojmë në formë pak më të veçantë shkaku i kushteve specifike të terrenit që janë atje që të mos na paraqiten probleme sikurse në vitet e kaluara”-tha Shpëtim Denjalli. Sektori për veprimtari komunale.

Sektori për veprimtari komunale, për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit do të ketë në dispozicion 6 milion denarë ndërsa janë angazhuar 19 ekskavatorë dhe maune për pastrim./Alsat

Advertisement
Advertisement

You May Also Like