Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Levan të Fierit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka dal nga rruga dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca dhe forcat zjarrfikëse që po punojnë për të transportuar drejt spitalit të lënduarit.

Shkak për aksidentin e rëndë mendohet të jetë humbja e kontrollit të mjetit nga kthesa e fortë dhe errësira në rrugë.

Advertisement

Ky aks rrugor gjithmonë ka qenë problematik duke shkaktuar aksidente të herë pas hershme. Kthesa e ngushtë dhe mungesa e sinjalistikës në këtë rrugë, bën që të jetë një burim asindetesh në çdo kohë./Zhurnal

Advertisement
Advertisement

You May Also Like