Ky është bulevardi i Makedonski Brodit, qyteti më i vogël në Maqedoninë e Veriut…
Si në shumë qytete tjera edhe në Makedonski Brod ka shpërngulje masive, sidomos të të rinjve.
Banorët ankohen për mos pasje të perspektivës për jetë.
“Nuk ka industri, nuk ka ekonomi, nuk ka asgjë, nuk ka kompani, nëse nuk je i shtetit ose i partisë, duhet të ikësh në perëndim. As nuk martohen, këtu kanë mbetur vetëm pensionistët”
“Unë tanimë nuk kam nevojë për asgjë, kam 80 vjet, kam nevojë të kem njeri afër vetes, por nuk kam. Vajza është në Prilep dhe unë jam vetëm, jetoj këtu tek ndërtesa”
“Nëse ka kushte do të ketë edhe rini, dmth të rinjtë tanimë janë në mërgim. Nuk ka shumë njerëz sepse komuna është më e vogla siç the edhe ti. Çka është e nevojshme? Gjithçka është e nevojshme, përderisa njerëzit ikin, gjithçka është e nevojshme, le ta mendojnë politikanët”
“Në aspektin e infrastrukturës mirë është qyteti, janë të asfaltuara rrugët ka qasje për zhvillim, vetëm se duhet të ketë më shumë vende pune, të hapet ndonjë fabrikë diçka për të rinjtë. Këtu afër nuk ka në Makedonski Brod. Kjo është më kryesorja, punimet, dhe të jenë rrogat pak më solide, atëherë të rinjtë nuk do të ikin”
Makedonski Brodi ka rreth 5900 banorë sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, numëron 51 fshatra, shumica e të cilëve kanë mbetur me shumë pak banorë, ose pa asnjë banorë.