Macron: Situatë shumë e tensionuar në Kabul

Estimated read time 2 min read

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se situata rreth aeroportit të Kabulit tani është “jashtëzakonisht e tensionuar”.
“Kjo na bën të … këshillojmë secilin person që të ushtrojë kujdesin më të madh në një kontekst mbi të cilin ne nuk kemi kontroll”, tha ai.
Macron tha se, pavarësisht sulmit, Franca synonte të vazhdonte operacionin e saj të evakuimit, për aq kohë sa mund të garantohej një mjedis i sigurt.
“Për disa ditë Franca, së bashku me aleatët e tjerë, ka bërë maksimumin në këtë situatë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai. Franca deri më tani ka evakuuar 115 shtetas francezë dhe 2,000 afganë.
Vendi ka thënë se avioni i tij i fundit do të niset nesër në mbrëmje.
Disa njerëz janë vrarë, përfshirë fëmijë, nga dy shpërthime të dyshuara si sulme vetëvrasëse me bombë që kanë tronditur aeroportin e Kabulit të enjten.
Incidenti ka shtuar kaosin në aeroport disa ditë para datës 31 gusht kur duhet të përfundojë tërheqja e plotë trupave të huaja nga Afganistani.
Më shumë se 82,000 njerëz janë nxjerrë tashmë me aeroplanë nga Kabuli, i cili ka rënë në duart e talibanëve më 15 gusht.
Vendet po nxitojnë t’i evakuojnë njerëzit deri në afatin e 31 gushtit.
Mijëra njerëz janë ende duke pritur brenda dhe jashtë aeroportit, me shpresën se do të mund të largohen./21Media

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like