Maqedonia e Veriut, do të përfaqësohet në Bienalen e Venecias, veprimtaria më e madhe në botë kushtuar arkitekturës. Këtë e bëri të ditur, Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, në një konferencë për media, i cili shtoi se vendi po i kthehet skenës botërore pas 7 vitesh. Edicioni i sivjetshëm i Bienales së Arkitekturës së Venecias do të mbahet nga 10 maji deri më 23 nëntor.“Është shumë i rëndësishëm pozicionimi i vendit tonë në skenën ndërkombëtare është veçanërisht i rëndësishëm, dhe pikërisht për këtë me krenari do të shpall se Pavijoni ynë Kombëtar, në bienalen e këtij viti të Arkitekturës së Venecias, pas shtatë vitesh, përsëri do të vendoset në një nga hapësirat më prestigjioze dhe më domethënëse të ekspozitës. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për ne. Këtë nderë do ta kenë vetëm 20 shtete të botës”, tha Zoran Lutkov – Ministri i Kulturës dhe Turizmit. /Alsat.mk
Lutkov: Vendi po i kthehet skenës botërore pas 7 vitesh
Advertisement
Advertisement
Advertisement