Lutfi Haziri: Rruga e Re, udhë për Kosovën – zotohemi se do ta largojmë depresionin e thellë

Estimated read time 2 min read

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas tubimit të LDK-së në Gjilan, ka thënë se Rruga e Re – siç e ka emëruar programin politik kjo parti – është udhë për Kosovën në krye me Lumir Abdixhikun, të cilin e përshkroi si një lider, familjar e profesor universitar.

Ai tha se zotohen që Kosovës do t’ia largojnë “depresionin e thellë” që tha se e solli politika e pushtetit aktual, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Rruga e Re në krye me Lumir Abdixhikun, politikan, lider, familjar e profesor universitar, nuk është për LDK-në, por është udhë për Kosovën, për Gjilanin, për Anamoravën. Është udhë që i jep dimension zhvillimor qytetit tonë, Republikës sonë, për të cilën mijëra gra e burra u degdisën, u sakatuan e u flijuan.

Advertisement

Pamje nga takimi me të zgjedhurit e Kuvendit të XII të LDK-së së Gjilanit, në seancën e sotme të punës. Zotohemi se Gjilanit dhe Kosovës do t’ia largojmë këtë depresion të thellë politk e ekonomik, të cilin e solli politika disfatiste, bashkë me këta ‘bedelët’ që po administrojnë me komunën tonë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like