LSDM e VMRO, Përplasje verbale për çështjen Rashkovski

Arrestimi i ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski është duke nxitur një luftë verbale ndërmjet opozitës dhe pushtetit. Për këtë çështje ka reaguar sot kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski, i cili ka publikuar edhe një video në të cilën janë përmbledhur deklarata të deritashme të kryeministrit Zaev, në të cilat ai flet për faktin që Rashkovski ishte pjesë e Qeverisë.

Kreu opozitar në publikimin e tij në Facebook, shkruan se Zaev e dinte qartë se kush prej bashkëpunëtorëve të tij kishte keqpërdorur paratë e shtetit, duke aluduar tek Rashkovski, i cili po hetohet në rastit e prokurimit të softuerit për shkelje në trafik, të cilin nuk e përdor asnjë institucion, e që vlerësohet se ka dëmtuar buxhetin shtetëror me më shumë se 11 milionë denarë.

“Peshku prishet nga koka”, ka shkruar Mickoski, duke pretenduar se në krye të këtyre veprimeve është kryetari i Qeverisë dhe i LSDM-së.

Mickoski pretendon se nuk mund të bëhet reformator një person, i cili, siç tha, është politikan i amnistuar dhe ka hyrë në mandatin qeverisës me proces aktiv gjyqësor. Mickoski thekson se përcaktimi i paraburgimit shtëpiak për Dragi Rashkovskin nuk mund ta kthejë besimin në gjyqësi.

Advertisement

Në anën tjetër, për këto akuza ka reaguar LSDM-ja me anë të një komunikate, ku është theksuar se Mickoski, si “mbrojtësi më i madh i kriminelëve”, nuk mund të pajtohet që drejtësia ka mbërritur dhe që të gjithë janë të barabartë para ligjit.

“Ndryshe nga koha e regjimit kur vendimet gjyqësore urdhëroheshin dhe shkruheshin nga selia e VMRO-së, sot institucionet punojnë në mënyrë profesionale, të pavarur dhe pa dallim kundër çdo shkelje të ligjit”, vlerëson LSDM-ja.

Ndërkohë, në një intervistë, Mickoski e ka pranur se deri tash askush nuk ka arritur që të jetë plotësisht të sukseshëm për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Sipas tij, të gjitha qeveritë, që nga pavarësimi i vendit, kanë mundur të bëjnë më shumë, por nuk e kanë bërë. /SHENJA/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like