Advertisement










Lista e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk është çertifikuar sot në mbledhjen e KQZ-së.Kjo për shkak se subjekti nuk i ka zëvendësuar emrat e kandidatëve në listë që sipas KGJK-së kanë dënime për vepra penale në tri vitet e fundit.
As lista e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk është çertifikuar. Kjo pasi AAK ka kërkuar që të votohet ndaras për çertifikim te subjektit dhe ndaras për çertifikim të listës për deputetë. As Nisma Socialdemokrate nuk e ka kaluar procesin e çertifikimit.
Burimi: https://kallxo.com/lajm/lista-e-vetevendosjes-nuk-certifikohet-ne-kqz/?fbclid=IwAR3FgPZk3Ki58pQqpz5Bw-o9qTZPAbG89eqBOsVyM-S5DmgXsHsh8RxgFWI
Advertisement