Lionel Messi u ‘dërgon’ dhuratë kundërshtarëve të tij

Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka shkruar histori në ndeshjen e fundit kundër Real Valladolid, duke u bërë kështu lojtari i parë që shënon 644 gola për një klub të vetëm, rekord që dikur e mbante Pele (643).

Për ta shënuar këtë rekord, kjo birrë ka personalizuar 644 copa dhe gjithashtu ia ka dërguar ato portierëve ndaj të cilëve Messi ka shënuar.

Secili portier ka pranuar birrën me numrin e personalizuar ndaj të cilëve argjentinasi ka shënuar gol.

Advertisement

“Në këtë jetë, asnjë gol nuk është i lehtë”, ka thënë Messi në videon promocionale të postuar nga Budweriser Football.

Dy prej portierëve të parë që postuan fotografi me këto birra ishin Gianluigi Buffon dhe Jan Oblak./Lajmi.net/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like