Ligji për Shtetësi, opozita shqiptare përgatit ndryshimet

Një ditë pas ujdisë ndërmjet kryeministrit Zaev dhe opozitës shqiptare për propozim-ligjin e shtetësisë, nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se po përgatisin draftin, të cilin në fillim të javës do ta dorëzojnë në Qeveri. Koalicioni opozitar nuk shpalos detaje nga propozim-ligji, por thonë se nuk do të ketë asnjë pikë kontestuese nga ato që u morën vesh me kryeministrin Zoran Zaev. Çdo aplikues për shtetësi do ta merr të njëjtën edhe vetëm me një dokument, që dëshmon se ka lindur, jeton apo posedon pronë në vend.

Konform marrëveshjes së liderëve dhe sipas asaj që deklaroi kryetari ynë nuk do të mund të japim detaje sa i takon marrëveshjes për shkak se është në të mirë të procesit. Kanë mbetur disa çështje të harmonizohen, grupet e punës janë të angazhuara. Besoj se në fillim të javës së ardhshme do ta kemi gati draftin dhe opinioni do të jetë i njoftuar me të gjitha detajet e tij”, tha Elmi Aziri, ASH-AAA.

Për BDI-në nga ana tjetër, opozita shqiptare çështjen e shtetësisë e përdor për të fituar pikë politike. Bujar Osmani tha se vetëm rreth 2 mijë qytetarë nuk e kanë të rregulluar statusin e nënshtetësisë, prej të cilëve 1,300 janë shqiptar.

Është shumë me rëndësi të definohet problemi para se t’i qasemi zgjidhjes së tij, sepse kishte spekulime të ndryshme, për 70 mijë, për 40 mijë, për 50 mijë, me qëllim që tema të bëhet pjesë e përfitimit të pikëve politike ditore dhe jo për të zgjidhur fatin e qytetarëve. Do të thotë flasim për 1.300 aplikime të pazgjidhura, të cilat për shkaqe të ndryshme janë ende të pazgjidhura. Një pjesë për shkak të burokracisë, një pjesë për shkak të keqinterpretimit të ligjeve dhe kështu me radhë”, pohoi Bujar Osmani, BDI.

Advertisement

Ndërkaq, dje në takimin e tretë mes kryeministri Zoran Zaev dhe liderëve të opozitës shqiptare, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi u arrit marrëveshje verbale për Ligjin për shtetësi. Aleanca dhe Alternativa do ta përgatisin draftin dhe gjatë javës së ardhshme do ta dorëzojë në Qeveri. Organi ekzekutiv pas shqyrtimit duhet prononcuar nëse pranon tekstin, që më pas i njëjti të niset në procedurë parlamentare./Alsat-M

Advertisement
Advertisement

You May Also Like