Ligji për branitellat mbetet i bllokuar, Gashi: Nuk kam mundësi që ta thërras seancën, Dauti tashmë e bëri këtë

Ligji për branitellat mbetet i bllokuar, Gashi: Nuk kam mundësi që ta thërras seancën, Dauti tashmë e bëri këtë

Kryeparlamentari Afrim Gashi për javën tjetër ka kërkuar që të caktohet seanca e Komisionit për çështjet e Rregullores. Megjithatë në këtë seancë nuk është vendosur kërkesa e LSDM-së që të debatohet nëse ai e shkel Rregulloren me moscaktimin e seancës së Komisionit për çështje sociale. Gashi tha se në këtë seancë do të debatohet për disa paqartësi brenda Rregullores por nuk tha nëse në rend të ditës do të gjendet edhe kërkesa e LSDM-së.

“Unë një kohë më parë paralajmërova se për përplasje  të neneve të Rregullores çdo herë kur të paraqiten situata të këtilla, do ta thërrasim Komisionin për çështje të Rregullores dhe të imunitetit. Mua ma kanë marrë mundësinë që ta thërras këtë seancë e cila tashmë është thirrur në ditën kur duhet të veprohet për këtë çështje, kështu që kjo mbetet në kompetencat e Komisionit për politikë sociale”, tha Afrim Gashi.

Gashi mendon se Ilire Dauti e ka thirrur seancën pas shkresës së tij për ligjin për Branitellat. Nëse Ilire Dauti e shkel Rregulloren me atë që nuk e ka caktuar seancën për ligjin për Branitellat, Gashi tha se ajo sjell vendim politik.

“Unë si kryetar i Kuvendit jam i obliguar që ta zbatoj Rregulloren, por nuk mundem të gjykoj nëse dikush e shkel atë apo jo, kjo lë hapësirë për interpretime nga aspekte të ndryshme politike dhe juridike, çdo kush mund ta vlerësojë këtë sipas këndvështrimit të tij”, deklaroi Gashi.

Sipas kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, Rregullorja e re parasheh të mos bllokohen ligjet andaj pret që kryeparlamentari ta caktojë seancën, por nëse kjo nuk ndodh, paralajmëruan se do të vendosin se çfarë hapa të ndërmarrin për më tutje.

“Do të shohim tani se çfarë do të ndodhë me këtë mekanizëm, sipas asaj do t’i ndërtojmë qëndrimet dhe hapat tanë në të ardhmen. Do të shohim se çfarë do të ndodhë me komisionin, me këta hapa dhe instrumente që tani në fakt janë në duart e kryeparlamentarit dhe sipas asaj, do të vendosim”, u shpreh Venko Filipçe..

Zv/kryeministri i parë me pyetje për LSDM, nëse ishin të sinqertë kur e promovuan konceptin qytetar ose tani kur përmes natës u bënë nacionalistë.

Ligji për Branitellat tani për tani mbetet i bllokuar në procedurat e Kuvendit dhe është e pasigurt nëse do të gjendet në rend të ditës në një nga seancat.