Ligji i gjuhëve – Reagime të shumta nga partitë, BDI e vlerëson si kërcënim

Estimated read time 3 min read

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Në prag të seancës së Gjykatës Kushtetuese ku duhet të shqyrtohen ankesat për ligjin e gjuhëve BDI thotë se çdo përpjekje për të shfuqizuar cilëndo dispozitë, paraqet goditje të drejtpërdrejtë ndaj stabilitetit dhe paqes, shkruan Alsat.

BDI e vlerëson këtë veprim të Kushtetueses si kërcënim.

“Nëse Gjykata Kushtetuese vendos të shkatërrojë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, pasojat do të jenë të parikuperueshme, dhe ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për atë që mund të pasojë. U bëjmë thirrje qytetarëve, liderëve politikë dhe bashkësisë ndërkombëtare që të veprojnë menjëherë për të parandaluar këtë akt që rrezikon stabilitetin e vendit dhe të rajonit. Shqiptarët dhe të gjitha komunitetet që besojnë në drejtësi dhe barazi nuk mund të heshtin përballë këtij kërcënimi”, thanë nga BDI.

Por për zv.kryeministrin Izet Mexhiti, më së paku BDI-ja ka të drejtë të ankohet për kontestimin e ligjit. Kjo përshkak se siç thotë, ishin ata që e lanë ligjin gjysmak dhe e sollën këtë situatë.

“Tani përballen me përgjegjësi dhe para asaj atyre u nevojitet mjegull dhe destabilizim. Nëse dikush në shtet nuk ka të drejtë të ankohet për këtë çështje, ajo është BDI-ja. Për shkak zgjidhjeve të tyre gjysmake, është dhënë mundësia që sot dikush të merret me këtë çështje. Po të ishte absoluvar siç duhet ky ligj, po të kishte ligj për gjuhën shqipe sipas të gjitha parametrave, sot nuk do të ishte temë diskutimi”, u shpreh Izet Mexhiti – Zv.kryeministër i parë.

Advertisement

Kryeministri Mickoski thotë se nuk ka rrezik për sigurinë e vendit, pavarësisht çfarëdo vendimi të Kushtetueses.

“Jo jo. Nuk ka rrezik ndaj sigurisë. As që kemi lejuar ndonjëherë të ketë. Kemi paralajmëruar se ka përpjekje që të cenohet siguria, ja kjo që ju e lexuat është një nga ato përpjekje”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Përndryshe kushtetuesja ka mundësi që të dërgojë ligjin në Kuvend, i cili në afat prej 6 muajve duhet ta harmonizojë me Kushtetutën. Zgjidhja e re, duhet të bëhet me shumicë të badenterit./ Alsat.mk

The post Ligji i gjuhëve – Reagime të shumta nga partitë, BDI e vlerëson si kërcënim appeared first on Alsat.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like