Thursday, April 18 2024

Lëvizja Besa: Përkatësia etnike në letërnjoftime do të bëhet nëpërmjet ndryshimeve të tjera

Lëvizja Besa thotë se grafa etnike në letërnjoftime do të realizohet. Kjo sipas tyre do të bëhet në përputhje me propozim-ligjin për letërnjoftime të dorëzuar në Kuvend më 21 dhjetor 2020.

Teksti i ligjit i vendosur në seancë por që nuk i është miratuar nevoja e sjelljes, po harmonizohet edhe në Qeveri.

“Për momentin bëhen konsultime në Qeveri për të parë modalitetin më të mirë se si mund të realizohet ky projektligj. Në asnjë moment nuk është vënë në pikëpyetje përmbajta e grafës etnike në letërnjoftime”, deklaroi Kastriot Rexhepi.

Advertisement

Ndryshimet e plotësuara parashikojnë që përkatësia etnike të jetë element në formularin për letërnjoftim dhe të përfshihet në dokument. Sipas Rexhepit një ligj i dorëzuar paraprakisht ishte tërhequr./telegrafi

 

 

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

Foto e rrallë e Ibrahim Rugovës, kur ishte vetëm 16 vjeç

Ndotja e ajrit, shifra alarmante në Shkup e Kavadar