• 28-11-2021

Leo Messi do të largohet nga Barça në verë?

Ende pa kaluar gjysma e edicionit aktual, kanë nisur spekulimet për largimin e mundshëm të Lionel Messit nga Barcelona.

Bujë bëri edhe deklarata e Neymarit të Paris Saint-Germain pas ndeshjes së djeshme me Manchester Unitedin se “do të luajë bashkë me Messin” vitin e ardhshëm, shkruan “Zeri.info”. Gjatë ditës së sotme (e enjte), gazetari i mirënjohur, Daiel Riolo ka raportuar se sulmuesi argjentinas mund të luajë në PSG vitin e ardhshëm. “Messi do të luaj te PSG vitin e ardhshëm. E themë shumë seriozisht, ai do të transferohet te PSG” ka deklaruar Riolo. Ndryshe, Messi e kërkoi largimin nga Barcelona edhe në verën që lamë pas, por në fund vendosi të mbetet edhe më tej në “Camp Nou”. /Zeri.info

Read Previous

Ali Ahmeti nuk do të gjykohet për rastin “Regjistrimi”

Read Next

Nusja e prekur me Covid-19 martohet nga dritarja (FOTO)

%d bloggers like this: