Lëndohet një person rëndë – u aksidentua me motor

LËNDOHET RËNDË GOSTIVARASI, DEVIJOI NGA RRUGA ME MOTOR

MPB njofton se dje (4 gusht) në ora 19:25, në Policinë e Gostivarit është raportuar se në magjistralen Gostivar-Kërçovë, një motoçikletë me targa të Gostivarit, e drejtuar nga 49-vjeçari B.T.nga Gostivari, ka devijuar nga rruga .
Në aksident, me lëndime të rënda ka pësuar vozitësi, të cilat janë konfirmuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit, njofton policia.
Inspektim në vendin e aksidentit ka bërë një ekip i DPB Gostivar .