Lënda “Zinxhiri” – të akuzuar 15 persona të punësuar në DAP

Estimated read time 1 min read

Në lëndën e njohur në opinion si Zinxhiri të akuzuar janë 15 persona të punësuar në Inspektoratin e përgjithshëm tatimor në DAP dhe drejtoritë rajonale të DAP në Shkup, Manastir dhe Prilep.

Edhe pse paraprakisht kishte aktakuzë, kjo procedurë është rezultati i indicieve që dolën pasi që Prokuroria ka dorëzuar prova deri te Gjykata pas parashtrimit të akuzës.

Të punësuarit në DAP, mes tyre edhe inspektorë, me mosveprimin e tyre kanë mundësuar që një pjesë e kompanive penalisht përgjegjëse të përfshira në lëndën Zinxhiri që si tatimpagues kanë parashtruar deklarata tatimore obligative dhe llogari vjetore të përfunduara në Drejtoritë rajonale të Prilepit, Manastirit dhe Shkupit, në bazë të tatimit të pa llogaritur dhe të papaguar të përvetësojnë përfitim pronësor në vlerë prej 167 milion denarëve, ndërsa me këtë kanë dëmtuar DAP në shumë të përgjithshme prej 206 milion denarëve. Aksioni Zinxhiri u realizua vitin e kaluar. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like