Breaking News :

nothing found
28-09-2023

Lehona 26-vjeçare ndërron jetë në Gjinekologjinë e Çair

Advertisement

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në Spitalin e Gjinekologjisë “Nënë Tereza” në Çair ka ndërruar jetë një lehonë 26-vjeçare. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se pacientja ka qenë në javën e 36 të shtatzënisë, ndërkaq ka pasur probleme shëndetësore, përfshi këtu problemet me tensionin e lartë të gjakut.

“Nga kontrolli i raporteve në sistemin elektronik të të dhënave “Termini im”, rezultoi se bëhej fjalë për një shtatzëni me kontrolle të pamjaftueshme, me vetëm një kontroll të mëparshëm në 30 javë të shtatzënisë, kur edhe është konstatuar për herë të parë prania e tensionit të lartë të gjakut. Pacientit më pas i është dhënë terapi dhe udhëzime për monitorim intensiv dhe kontrolle spitalore. Sipas familjarëve, pacientja nuk ka shkuar për kontrolle, dhe ka marrë terapi herë pas here”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në njoftim thuhet se pacientja ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, ndërkaq me sukses i është nxjerrë foshnja e gjinisë mashkullore, ku më pas është transferuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Advertisement

Read Previous

Flet familjari i 60 vjeçarit që vdiq nga shembja e murit të mullirit në Istog

Read Next

Puna e bletarëve, gjithnjë e më e vështirë