Lazim Destani falenderon dhe vlerëson lartë kontributin e kongresistin Eliot Engel

Filantropi nga qyteti i Tetovës, Lazim Destani, ka falënderuar dhe vlerësuar lartë kontributin e Kongresistit Eliot Engel me rastin e përfundimit të punës së tij në Kongresin Amerikan ku ai shërbeu për më shumë se tri dekada.

Destani e ka quajtur z.Engel si mbështetësin e madh të çlirimit të Kosovës dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ndërsa ka shprehur bindje se Kongresisti do të vazhdojë me aktivitetet dhe kontributin e tij për zhvillimin e mëtejshëm të proceseve demokratike në vendet e rajonit.

Kujtojmë se dy vite më parë, kongresisti Eliot Engel e nderoi filantropin shqiptar, Lazim Destani në një ceremoni me flamurin amerikan. Pikërisht ky flamur që ishte dhuratë për z. Lazim Destanit u valëvit me 4 korrik në Washington Hill. Mirënjohja dhe flamuri amerikan ju dorëzua Destanit një ditë pasi Dhoma e Kongresit kishte përkrahur propozimin e kongresmenit amerikan Engel që Lazim Destani të nderohet me këtë çmim të lartë të Kongresit amerikan./Sharri.info

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like