LAJMI FUNDIT / Humb jetën 25 vjeçarja si pasoj e një aksidenti trafiku

Një person ka humbur jetën gjatë një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë- Fier.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:25 në zonën e njohur si Kripa, ku automjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Viktima bëhet e ditur se është një 25-vjeçare, e identifikuar me inicialet S.Ç., ndërsa e plagosur ka mbetur S.M., 22-vjeç.

Advertisement

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Opinion

Advertisement
Advertisement

You May Also Like