










Ambasadorja gjermane në vend Anke Holshtajn publikoi se nga shkurti Ambasada do ta përmirësojë sistemin për caktimin e termineve për të ashtuquajturat viza për Ballkanin Perëndimor.





“Për shkak të reagimeve tuaja të shumta dhe interesimit akoma shumë të madh në aspektin e paraqitjes së aplikimit për vizë, nga shkurti 2022 do të aplikohet çdo muaj një procedurë llotarie.





Për këtë qëllim, në shkurt do të hapet për herë të parë një listë e re regjistrimi, e cila do të jetë e hapur vazhdimisht për një periudhë më të gjatë (ndoshta për rreth dy javë).





Më pas, në mënyrë të rastësishme, me ndihmën e një gjeneratori të drejtuar nga kompjuteri në një procedurë lotarie, nga të gjitha regjistrimet do të nxirren ata, të cilëve do t’u jepet një takim për mars 2022”, ka shkruar Hollshtajn në Fesjbuk.